Përjetoni gjithçka që sjell Festivali ‘Into the Park’ më 16 dhe 17 shtator
Edhe këtë vit Festivali ‘Into the Park’ vazhdon t’i qëndrojë besnik linjës dhe qëllimeve të përhershme të gërshetimit të njohurive të përgjithshme mbi rolin e grupeve shoqërore për të bërë ndryshime në komunitet, rëndësinë e mbrojtjes së ambientit, promovimin e bukurive të qytetit të Pejës dhe krejt në fund, por jo më pak e rëndësishme, promovimin e artistëve të rinj dhe muzikës së mirëfilltë.
Veçori e këtij edicioni të festivalit është se pas pesë viteve ai kthehet në lokacionin fillestar aty ku kishte nisur gjithçka.
Këtë vit do të keni kënaqësinë të dëgjoni grupe dhe zhanre të larmishme muzikore nën bukuritë e Livadhit përbri sallës së sportit në Parkun Karagaç të Pejës.
Këtë vit performojnë:
Më 16 Shtator Ilir Bajri kuartet
Foltin
Troja
Jaime Golt
Sapton b2b Florent V.
Mc Kresha & Lyrical Son
Bim Bimma & Ergen
Nani Killa (DJ)
“Ne ju ftojmë të bashkoheni me ne në festën tone të mes shtatorit”, thuhet mes tjerash në njoftim.


