Please enter at least 3 characters.

Përhajpja e coronavirusit, Lady Gaga anulon publikimin e albumit "Chromatica"

2020/03/GettyImages-627846246.jpg
169:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 05: Singer Lady Gaga attends The Fashion Awards 2016 on December 5, 2016 in London, United Kingdom. (Photo by Stuart C. Wilson/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja e njohur, Lady Gaga ka marrë një vendim të guximshëm sa i përket publikimit të albumit të saj të ri ‘Chromatica’.

Albumi ishte parashikuar të lëshohej me 10 Prill të këtij viti por që për shkak të pandemisë globale COVID-19 publikimit do të bëhet më një datë më vonë, shkruan Daily Star.

Në një deklaratë të gjatë në Twitter, Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta, tha se ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë për tu bërë.

"Doja t'ju them se pas shumë diskutimesh, unë kam marrë një vendim tepër të vështirë për të shtyrë publikimin e Chromatica. Do ju njoftoj për datën e re dhe do të jetë në vitin 2020."

Ylli i muzikës pop i ftoi të gjithë ndjekësit e saj të vazhdojnë të ndjekin rregullat e izolimit për të mos u përhapur më shumë virusi.

Gaga do të sjellë bashkëpunime të ndryshme në albumin e saj të ri, duke përfshirë edhe këngëtaren Ariana Grande. “Chromatic” do të jetë albumi i parë i këngëtares që nga viti 2016 kur e kishte publikuar “Joanne”. /Telegrafi/