Please enter at least 3 characters.

Përfundon operacioni i policisë, nuk ka asgjë të dyshimtë në valixhen e gjetur në Ferizaj - e ka harruar një qytetare

2024/12/298504765_573296864343892_3217197765558035293_n-1.jpg

Pas disa orëve nga alarmi për një valixhe të dyshuar në Ferizaj është lajmëruar një person se e kishte harruar atë në rrugën "Sali Çeku".

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka njoftuar se është lajmëruar një qytetare që e ka harruar aty pa dashje.

“Njëkohësisht është kontrolluar valixhja dhe nuk ka pasur asgjë të dyshuar. Të gjitha njësitet janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe është liruar rruga. Ndërsa qytetarja është ftuar për intervistë në stacionin e policisë në Ferizaj. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka njoftuar Veseli./ Telegrafi/