")
Please enter at least 3 characters.

Përfundon nata e dytë e "Kënga Magjike 2017" (Foto)

2017/12/kenga-2.jpg

Nata e dytë e gjysmëfinales së “Këngës Magjike” nisi me nota humori dhe të qeshura në të gjithë sallën e Pallatit të Koncerteve.

Ishin “dy prezantueset e reja” të cilat ndezën sallën me batutat e tyre. Besart Kallaku dhe Erion Isai të njohur si “Gocat e Instagramit” në rolin që interpretojnë, çelën siparin e mbrëmjes ku më pas u bashkua dhe Ardit Gjebrea si dhe dy bukuroshet Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla.

Kur po thërrisnin në skenë artistët e rinj, të dy i kërkuan Arditit që ti lejonte për të prezantuar pasi ishin pjesë e moderatorëve. Edhe pse i tha se është e vështirë të thërrasin në skenë 14 artistë të rinj, ata insistuan se do ia dalin.

Kështu, ai doli nga skena për të lënë gjithçka në dorë të aktorëve. Të gjithë kanë kaluar në natën finale si dhe do votojnë për shpalljen e fituesit, që do të jetë mbrëmjen e së shtunës. Në fund, Arditi i komplimentoi duke i thënë se janë shumë mirë.

Këtë mbrëmje performuan edhe këngëtarët e njohur si Fjolla Morina, Kastro Zizo, Samnta Karavella, Elhaida Dani dhe NRG Band.

Ndryshe, të shtunën do të zhvillohet nata finale ku do të mësohen edhe fituesit të festivalit "Kënga Magjike".

Blerina Braka – Mirupafshin dashuriFranc Koruni – Jemi njëllojDavid – Vetëm ne të dy

Valon Shehu – Ti mos më shajEgzona Ademi – E ndiejFjolla Morina ft. Blasta – ShakeKlejti Mahmutaj – Më mbajKastro Zizo & Rea Nuhu – Pa fajEvi Reçi – DorëzohuNrg Band – Gocat me martiniSamanta – HumburElhaida Dani – E ngrirë

Laura Nexha – Je dashuri

Aurela Thellimi – E diel

Të rinjtë

Algert Sala – Je penduar

Egys Shahu – Fale zemrën

Albulena Jashari – Njerëzit

Silvana Rusi – Ai

Albina Kelmendi – Si n’fillim

John Shahu – medicine

Gerard Merdani – Fjalet me mungojne

Xhon Jesku – Je ne mua