Please enter at least 3 characters.

Përfundon interpelanca e Haradinajt, nuk kalon mocioni i opozitës për shkarkimin e Rikallos

2017/10/22219143_1452693721516568_1067001826_o.jpg

Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku kryeministri Ramush Haradinaj ishte thirrur në interpelancë për ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo i cili dyshohet për keqtrajtimin e qytetarëve të Prishtinës gjatë periudhës së luftës.

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, kërkoi nga deputetët që të votojnë mocionin për shkarkimin e ministrit Rikallo.

Mirëpo ky mocion nuk arriti të marrë votat e duhura. Me 27 vota për 40 kundër dhe 1 abstenim, mocioni i opozitës për shkarkimin e Rikallos, nuk kaloi. /Telegrafi/