Please enter at least 3 characters.

Përfundon drama në Bernabeu, River Plate mposht Bocan dhe fiton Copa Libertadores

2018/12/Juan-Quinteroo.jpg
486:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 09: Juan Quintero of River Plate celebrates after scoring his team's second goal during the second leg of the final match of Copa CONMEBOL Libertadores 2018 between Boca Juniors and River Plate at Estadio Santiago Bernabeu on December 9, 2018 in Madrid, Spain. Due to the violent episodes of November 24th at River Plate stadium, CONMEBOL rescheduled the game and moved it out of Americas for the first time in history. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Finalja e dytë e Copa Libertadores mes River Plates dhe Boca Juniors në Santiago Bernabeu ka përfunduar me fitoren 3-1 të Riverit.

Pasi ndeshja e parë në La Bombonera përfundoi me rezultat 2-2 dhe koha e rregullt në Madrid përfundoi 1-1, fituesi u kërkua në vazhdime.

Rastin e parë për gol e kishte Boca Juniors nëpërmjet Pablo Perez në minutën e 11-të, por portieri i River Plates, Franco Armani, nuk u befasua.

(Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Perez kishte një tjetër rast për gol në minutën e 31-të, ndërsa goli i vetëm në pjesën e parë u shënua nga Dario Benedetto (44').

Pjesa e dytë ishte me më pak raste, River Plate shënoi me rastin e vetëm serioz që kishte nëpërmjet Lucas Prattos në minutën e 68-të.

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim kryesisht loja u zhvillua në mesfushë dhe nuk kishte gol në kohën e rregullt, kështu ndeshja shkon në vazhdime pasi goli si mysafir nga ndeshja e parë nuk vlen.

Në minutën e 92-të Boca mbeti me një lojtar më pak, Wilmar Barrios u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

(Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

River Plate shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë dhe kështu mori edhe epërsinë në rezultat, Juan Quintero me një gol fantastik në minutën e 109-të.

Boca menjëherë u tregua e rrezikshme, por portieri Armani nuk lejoi që skuadra e tij pranojë gol.

Në minutat e mbetur Boca provoi gjithçka, por nuk kishte fat para portës kundërshtare, ndërsa Riveri kishte raste nga kundërsulmet, e që në fund Gonzalo Martinez (122') shënoi për 3-1 (5-3 rezultati përfundimtar, duke llogaritur edhe ndeshjen e parë). /Telegrafi/