Please enter at least 3 characters.

Përballje e ashpër mes Lukakut dhe Ibrahimovict - eskalon edhe në fyerje

2021/01/c_kQaAfV.jpg

Pjesa e parë mes Interit dhe Milanit në çerekfinale të Kupës së Italisë përfundoi me një gol dhe shuam tensione.

Rossonerët kaluan në epërsi në minutën e 31-të me anë të Zlatan Ibrahimovicit, që pranoi një asistim nga Miete.

Para se të përfundonte pjesa e parë, sulmuesi suedez kishte një konfrontim të ashpër me Romelu Lukakun.

Belgu ishte i inatosur nga dueli me Ibrahimovicin dhe më pas dyshja filluan të acarohen e kaluan në fyerje.

U dashtë të ndërhynin  bashkëlojtarët që t'i ndanin dy lojtarët për të mos shkuar gjërat në pamje të pahijshme. /Telegrafi/