Please enter at least 3 characters.

Për tri ditë shqiptohet 45 fletëparaqitje për kundërvajtje dhe konfiskohen 13 skuterë

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, njësiti rajonal i trafikut rrugor  me motoçikleta, kanë filluar të operojnë në rrugët nacionale dhe rajonale të këtij rajoni.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se qëllimi i këtij angazhimi është zbulimi i kundërvajtjeve në komunikacion dhe parandalimi i aksidenteve, sidomos në zonat e identifikuara më herët si me rrezikshmëri të shtuar.

Tutje në njoftim thuhet se vetëm gjatë tri ditëve të para të operimit, nga ky njësit janë shqiptuar mbi 45 fletëparaqitje për kundërvajtje, janë konfiskuar 13 skuterë të paregjistruar, si dhe janë shqiptuar tiketa për shkelje të tjera si përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, mosrespektimi i dritës së kuqe etj.

Ndërkaq, Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në rritjen e sigurisë rrugore dhe në forcimin e prezencës në terren, veçanërisht gjatë sezonit veror kur intensiteti i qarkullimit është më i lartë. /Telegrafi/