Please enter at least 3 characters.

Për sekondë, minutë, orë, ditë, javë dhe muaj - paga e majme e Messit te Paris Saint-Germain

2021/08/messi-3.png

Lionel Messi tashmë është edhe zyrtarisht lojtar i Paris Saint-Germain, derisa nënshkroi kontratë dyvjeçare.

Ylli argjentinas e kompletoi kalimin te skuadra franceze të martën mbrëma, derisa në mesditë ishte nisur për në Paris.

Pas 21 vitesh, 34-vjeçari u larguar nga Barcelona, shkaku që klubi nuk arriti të regjistronte atë, si pasojë e problemeve financiare.

Kështu, PSG e shfrytëzoi mundësinë dhe arriti t’i marrë shërbimet e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë si një lojtar i lirë.

Tashmë është bërë e ditur se Messi do të fitojë 35 milionë euro te klubi nga Parisi, e i bije afër tre milionë euro në muaj.

Paga e argjentinasit në sekondë, minutë, orë, ditë, javë dhe muaj:

Për sekondë – 2.41 euroPër minutë – 144.68 euroPër orë - 8,680 euroPër ditë – 104,000 euroPër javë – 729,000 euroPër muaj -  3 milionë euro. /Telegrafi/