Please enter at least 3 characters.

Për momentin i shpëton burgut, Rita Ora nën hetime për reklama mashtruese online

2019/01/Rita-Ora-kepuca-e1548410851244.jpg
239:"BEVERLY HILLS, CALIFORNIA - JANUARY 24: Rita Ora attends the Giuseppe Zanotti And Rita Ora Shoe Collection Launch at Saks Fifth Avenue Beverly Hills on January 24, 2019 in Beverly Hills, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)
12:"Getty Images

Në prag të një kërcënimi me burg, një grup i britanikëve me ndikim në shoqëri, duke përfshirë Ellie Goulding, Rita Ora dhe Zoella kanë rënë dakord të ndryshojnë mënyrën e publikimit të imazheve dhe videove në internet pasi llogaritë e tyre të mediave sociale janë hetuar nga një mbikëqyrës i reklamave.

Gjashtëmbëdhjetë të famshëm, me dhjetëra miliona ndjekës në mes tyre, u pyetën nëse ata ishin duke publikuar reklama "mashtruese" online - një vepër që shkel ligjin e reklamës në Mbretërinë e Bashkuar dhe dënohet me së paku dy vjet burg.

Yjet deklaruan se tani do të deklarojnë qartë nëse janë paguar për të promovuar një markë ose produkt, tha Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) në Mbretërinë e Bashkuar, njofton CNN.

Modelet Alexa Chung, Rosie Huntington-Whiteley dhe Iskra Lawrence ishin në mesin e grupit që premtuan të ndryshonin zakonet e tyre të postimit, së bashku me disa yje televizive britanike.

"Yjet mund të kenë ndikim të madh në atë që fansat e tyre vendosin të blejnë. Njerëzit, me të drejtë, mund të ndihen të mashtruar duke menduar se ishte një rekomandim nga dikush që e admirojnë dhe në fund rezulton të jetë një dredhi e marketingut", tha përfaqësuesi i CMA-s, Andrea Coscelli.

Për momentin, hetimet kanë rezultuar se të lartcekurit deri më tani nuk e kanë shkelur ligjin, por që ende do të monitorohen dhe mund të dënohen penalisht, vuri në dukje CMA.

Kujtojmë se 28-vjeparja shqiptare gjatë javës së kaluar është bërë imazh i markës së këpucëve të kreatorit italian, Giuseppe Zanottit.

Ndryshe, Goulding dhe Ora secila kanë më shumë se 14 milionë ndjekës në rrjetin social të Instagramit. /Telegrafi/