Për katër vjet e xhiroi burrin teksa gërhiste dhe bëri një montazh që ngjan me hitin “Despacito” (Video)
23/07/2017
Një grua që besohet të jetë nga Peruja, e ka xhiruar bashkëshortin e saj duke gërhitur teksa flinte në vende të ndryshme.
Me ndihmën e nipit, përmbledhjen e montoi që të përshtatet me këngën e famshme "Despacito".
“Hakmarrja më e mirë, ndaj zhurmës që dëgjoj për vite të tëra”, si dhe “kjo kënga tashme kthehet edhe në gërhima” - janë dy nga komentet që e shoqërojnë rastin.
Videoja e shkurtër duket se është pëlqyer shumë, meqë ka marrë më se dy milionë klikime, vetëm disa ditë pas postimit. /Telegrafi/


