Please enter at least 3 characters.

Për afro 70 vite nuk i kishte prerë thonjtë, futet në librin e rekordeve Guiness - me thonjtë 9 metra të gjatë (Video)

2018/07/thonjte-1.jpg

Gjatë matjes së fundit, gjatësia totale e thonjve në dorën e majtë që nuk i kishte prerë për afro 70 vite, kishin arritur në plotë nëntë metra.

Falë këtij fakti Shridar Chilal ka arritur të futet në librin e rekordeve Guiness, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ky rekord i ka kushtuar shtrenjtë, për faktin se dora e tij e majtë thuajse ishte bërë e "papërdorshme" pasi nuk mund të kryente kurrfarë punë për shkak të thonjve.

Por, këto ditë Chilal ka pranuar t'i pres thonjtë me një sharrë elektrike, që më pas i ka dhuruar muzeut të qytetit të Neë Yorkut. /Telegrafi/