Please enter at least 3 characters.

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

2024/12/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-90-e1734214491497.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se dy persona kanë ndërruar dhe se rastet janë cilësuar si “Hetim i vdekjes”, njëri në Prishtinë e rasti i dytë në Podujevë.

Sipas këtij raporti trupat e pajetë me urdhër të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë / 09.01.2025-05:30. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa turpi i pajetë i viktimës mashkull kosovar me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

“”Podujevë / 09.01.2025-12:30. Lidhur me rastin e lartcekur ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar dhe më pas me urdhër të prokurorit kompetent trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”. /Telegrafi/