Please enter at least 3 characters.

Pentagoni mbivlerësoi vlerën e pajisjeve të dërguara në Ukrainë - çfarë do të thotë kjo për ukrainasit?

2023/05/merlin_207875031_6fc37b0d-4b94-4c11-96a9-08b6b78cfd4e-videoSixteenByNine3000-scaled.jpg

Pentagoni mbivlerësoi pajisjet amerikane që i dërgoi shtetit ukrainas me rreth tre miliardë dollarë, kanë thënë për reuters zyrtarë të mbrojtjes dhe një ndihmës i Senatit amerikan.

Gabimi ishte rezultat i caktimit të një vlere më të lartë për armët që u morën nga stoqet e SHBA-së dhe më pas u dërguan në Ukrainë, thanë sot dy zyrtarë të lartë të mbrojtjes.

"Ne kemi zbuluar mospërputhje në mënyrën se si ne vlerësojmë pajisjet që i kemi dhënë Ukrainës", tha një nga zyrtarët e lartë të mbrojtjes.

Kongresi po njoftohet për rregullimin e gabimit, shtuan burimet, raporton skynews.

Gabimi në llogaritje hap mundësinë për dërgimin e më shumë armëve në Kyiv për mbrojtjen e saj kundër forcave ruse.

Ndryshe, SHBA-ja është vendi që e ka ndihmuar më së shumti Ukrainën, e cila po lufton me pushtuesit rus që nga 24 shkurti i vitit të kaluar. /Telegrafi/