Please enter at least 3 characters.

Pensionistët e Maqedonisë do të edukohen për të drejtat e tyre të sigurimit shëndetësor

2016/10/pensionistet.jpg

Fondi për Sigurim shëndetësor i Maqedonisë (FSSHM) ka filluar projektin për edukimin e pensionistëve mbi të drejtat e tyre të sigurimit shëndetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti ''Fondi më afër pensionistëve'' parasheh mbajtjen e 30 punëtorive edukative nëpër tërë Maqedoninë ku profesionistët e sferës do të mund t'i edukojnë pensionistët në 30 qytete, për të drejtat e tyre të sigurimit shëndetësor.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i FSSHM-së, Sasho Stefanoski, i cili u takua me Lidhjen e shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë. Mbi 300 mijë pensionistë janë shfrytëzues të sigurimit shëndetësor.

Planifikohet që në këto punëtori të marrin pjesë rreth 5000 pensionistë./Telegrafi/