Please enter at least 3 characters.

Pele është kthyer në Brazil pas problemeve shëndetësore

2019/04/PeleMbappe-e1554833373548.jpg
262:"PARIS, FRANCE - APRIL 02: (l-R) Edson Arantes do Nascimento a.k.a. Pele and Kylian Mbappe attend the 'Hublot loves Football': Pele and Kylian Mbappe meeting at Hotel Lutetia on April 02, 2019 in Paris, France. (Photo by Anthony Ghnassia/Getty Images For Hublot)
23:"Getty Images For Hublot

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, të martën është kthyer në Brazil pas gjenerimit gjashtëditor në një spital në Francë.

Fituesi i trefishtë i Kupës së Botës kishte pasur një infeksion urinar, për të cilin ishte trajtuar në Paris.

Qëndrimi i tij në kryeqytetin francez kishte qenë për të marrë pjesë në një eveniment promovues së bashku me anësorin e Francës, Kylian Mbappe.

Pele ka pasur disa probleme shëndetësore në vitet e fundit, ndërsa infeksioni nuk është konsideruar serioz, edhe pse nuk janë dhënë detaje të tjera.

Gjatë qëndrimit në spitalin në Francë, legjenda e futbollit ishte vizituar nga ylli brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymar. /Telegrafi/