Peja organizon aktivitete kulturore dhe festive për muajin e Nëntorit
24/11/2025
Komuna e Pejës, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, vazhdon me një seri aktivitetesh kulturore dhe festive në kuadër të shënimit të muajit të Nëntorit, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në ngjarjet e organizuara.
Programi i aktiviteteve është si vijon:
24 Nëntor
- 10:00 – Parakalimi i skuadrës së Shpëtim-Kërkimit, në sheshin “Italia”.
- 16:00 – Koncert solemn i Nëntorit nga SH.M.U e Muzikës “Halit Kasapolli”, në amfiteatrin e Shkollës së Muzikës.
25 Nëntor
- 12:00 – Prezantimi “Xhubleta në Nëntor”, në Muzeun e Pejës.
26 Nëntor
- 13:00 – “Nëntori në Muzeun e Qëndresës”, në Qendrën Multiprofesionale në Novosellë.
27 Nëntor
- 11:00 – Ekspozita e Nëntorit në libër dhe kuizi për fëmijë “Kush jam unë?”, në Bibliotekën Rajonale “Azem Shkreli”.
28 Nëntor
- 11:00 – Ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit, intonimi i Himnit Kombëtar dhe Shtetëror, homazhe dhe vendosja e kurorës me lule, si dhe prezantimi i programit artistik pranë shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova.
Komuna e Pejës fton të gjithë qytetarët të bashkohen në këto aktivitete dhe të shënojnë së bashku muajin e krenarisë kombëtare. /Telegrafi/


