Please enter at least 3 characters.

Peja nuk ndjen mëshirë për Kastriotin

2016/01/peja-nuk-ndjen-m-euml-shir-euml-p-euml-r-kastriotin_hd.jpg

Pejanët ishin dominues që nga minuta e parë e sfidës, ndërsa çerekun e parë e mbyllën me rezultat 7:32.

Loja e tyre e mirë vazhdoi edhe në çerekun e dytë, ashtu që gjysma e parë përfundoi me 30 pikë diferencë (18-48).

Mysafirët vazhduan të luanin mirë në çerekun e tretë, në të cilin e ngritën epërsinë në 39 pikë (31:70).

Dhe në çerekun e fundit e fundosën tërësisht kundërshtarin duke fituar me rezultat të thellë (47-97).

Pas kësaj fitoreje, Peja është në krye të tabelës së ETC Superligës së Kosovës në Basketboll, me një pikë më shumë se Sigal Prishtina që akoma nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave. /Telegrafi/