PDK mbledh Kryesinë, nis përgatitjet për seancë të jashtëzakonshme
14:"Ridvan Slivova
10/03/2020
Partia Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot në ora 16:00 mbledhje urgjente të Kryesisë për zhvillimet e fundit politike në vend.PDK bën të ditur se menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë do të ketë konferencë për media.Në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së do të vendoset për thirrjen e Kuvendit në seancë të jashtëzakonshme dhe për këtë tashmë PDK ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve.Këto zhvillime të reja nga partia më e madhe opozitare u tha se vijnë pas cenimit të raporteve Kosovë-SHBA.


