Please enter at least 3 characters.

PDK kërkon që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar vendimin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, pak minuta pas takimit të thirrur me liderët e partive politike parlamentare.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani, deklaroi se në takim janë diskutuar datat e mundshme për zgjedhje, ndërsa tha se për PDK-në data 21 dhjetor është më e pranueshme, transmeton Telegrafi.

"Kemi diskutuar për datat e mundshme, ne si PDK kemi kërkuar që data 21 të jetë për mbajtjen e zgjedhjeve", tha ai.


<section><h2>Cilën datë e preferoni për Zgjedhjet Parlamentare 2025?</h2><p></p></section><section><h2>21 dhjetor</h2></section><section><h3>28 dhjetor</h3></section>


Gjithashtu, ai deklaroi se si datë tjetër është përmendur edhe 28 dhjetori.

"Jam optimist që pas zgjedhjeve do të kemi një qeveri funksionale", deklaroi ai./Telegrafi/