Please enter at least 3 characters.

PDK-ja, me dy oferta

2016/01/pdk-ja-me-dy-oferta_hd.jpg

E para bashkëqeverisje me Bllokun LAN duke mos përjashtuar askënd, dhe e dyta, qeverisje me një variant të shumicës solide për të pasur mundësi që të merren vendime në parlament.

Duke folur për TV ‘Dukagjini’-n, Haliti thotë se pret që partitë të ulen në tryezë nga e cila do të diskutohet pozitat dhe ndarja e përgjegjësisë, e jo emrat.

Ai ka kujtuar se PDK-ja është partia e parë dhe siç edhe e ka thënë verdikti i Kushtetueses është parë që PDK-ja kishte të drejt.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së ka shtuar se para zgjedhjeve ishte deklaruar për një koalicion PDK-AAK.

Mirëpo ai, tashmë opsion e sheh edhe një koalicion PDK-LDK ose siç thotë ai opsioni ‘më i miri tani do të ishte ai gjithëpërfshirës, duke mos përjashtuar as partinë NISMA’.

Xhavit Haliti komentet i ka bërë tek TV ‘Dukagjini’ derisa ka deklaruar se nuk ka informacion nëse sot do të ketë ndonjë zhvillim apo takim në mes të PDK-së dhe subjekteve të tjera. /Telegrafi/