Please enter at least 3 characters.

PBDNJ e Dules humbet në të gjitha bashkitë

2016/01/pbdnj-e-dules-humbet-n-euml-t-euml-gjitha-bashkit-euml_hd.jpg

Ndërkaq përballë saj është rritur një parti tjetër e minoritetit grek MEGA e cila ia ka dalë që të fitojë në Finiq. Në këtë bashki fitoi Leonidha Hristo i MEGA ndërsa kandidati i PBDNJ edhe pse i ndihmuar nga PD bile dhe LSI në këtë zonë humbi. MEGA u mbështet fort nga PS.

Ndërkaq në Dropull fiton Ahilea Decka, përfaqësues i koalicionit të djathtë, duke shënuar edhe herën e parë në historinë e pluralizmit që kjo zonë minoritare voton për të djathtën shqiptare.

Edhe në Konispol PBDNJ është renditur e treta me 20%.

Në Himarë ka fituar kandidati i majtë ndërsa Fredi Beleri i kandiduar nga Dule ka marrë vetëm 23 % të votave.