Please enter at least 3 characters.

Paul McCartney vazhdon të besojë se e ka parë Zotin nën ndikimin e drogës

2018/09/PaulMcCartney-3.jpg
609:"NEW YORK, NY - MARCH 24: Sir Paul McCartney attends the March For Our Lives just north of Columbus Circle, March 24, 2018 in New York City. Thousands of demonstrators, including students, teachers and parents are gathering in Washington, New York City and other cities across the country for an anti-gun violence rally organized by survivors of the Marjory Stoneman Douglas High School school shooting on February 14 that left 17 dead. More than 800 related events are taking place around the world to call for legislative action to address school safety and gun violence. (Photo by Drew Angerer/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-anëtari i grupit legjendar "The Beatles", Paul McCartney, ka thënë se para shumë vitesh ka pasur vizionin e Zotit teksa ishte nën ndikimin e drogës.

Duke folur për besimet e tij shpirtërore, rokeri ka thënë se gjatë një përvoje me Dimethyltryptamine (DMT), kishte parë diçka më të madhe.

Paul McCartney (Foto: Getty Images)

"E pashë Zotin, atë madhështi të mahnitshme dhe isha i përulur. Ai moment nuk ma ndryshoi jetën, por ishte një shenjë".

"Ishte diçka e madhe. Një mur masiv, të cilit nuk mund t'ia shihja kulmin dhe unë isha poshtë".

"Të tjerët mund të thonë se ishte për shkak të drogës, halucinacion, por edhe Roberti (biznesmeni dhe pronari i galerisë së arteve Robert Fraser) thamë: 'A e patë atë?'. Besojmë se kemi parë diçka më të madhe", ka thënë McCartney në një intervistë për Sunday Times.

Paul McCartney (Foto: Getty Images)

Muzikanti i famshëm ka theksuar se beson se të vdekurit qëndrojnë afër dhe na shohin.

"Një pjesë e juaja ju thotë se nuk ka dëshmi, por ekziston një pjesë tjetër që dëshiron të besojë", ka theksuar ai.

Ndryshe, më 7 shtator, McCartney do ta publikojë albumin e 17-të me radhë që mban titullin "Egypt Station". /Telegrafi/