Please enter at least 3 characters.

Pastrohet dhe rregullohet oborri i ish-Shkollës “Gjon Sereçi” në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se është bërë pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirës së gjelbër në oborrin e ish-Shkollës Fillore “Gjon Sereçi”.

Gjatë ndërhyrjeve është realizuar pastrimi i përgjithshëm i hapësirës dhe largimi i mbeturinave, ndërsa janë krasitur edhe drunjtë dekorativë dhe është kositur bari dhe barishtet.

Punëtorët kanë kryer gjithashtu ndërhyrje në rregullimin dhe mirëmbajtjen e përgjithshme të hapësirës, me qëllim që ajo të jetë më e pastër, më e rregulluar dhe më e përshtatshme për qytetarët.

Zyrtarët komunalë kanë apeluar te qytetarët për kujdes të përbashkët ndaj hapësirave publike, duke kërkuar që të mos hidhen mbeturina në vende të papërshtatshme. /Telegrafi/