Please enter at least 3 characters.

Pastrohen 22 kilometra kanalizim në qytetin e Pejës

2020/06/HIDRODRINI.jpg

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë  ka bërë të ditur se në kuadër të projektit ‘KOSOVA 5’, se në bashkëpunim dhe financim nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Komuna e Pejës ka filluar implementimin e projektit të pastrimit të kanalizimeve në rrugët kryesore të qytetit, me gjatësi totale prej 22 kilometrash.

Sipas njoftimit, projketi po zbatohet me ecuri dhe dinamikë profesionale, ndërsa punimet i ka inspektuar edhe Drejtori Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ing. Agron Tigani.

Njoftimi i plotë KRU ‘Hidrodrini’:

“Të nderuar konsumatorë,KRU ‘Hidrodrini’ në kuadër të projektit ‘KOSOVA 5’, në bashkëpunim dhe financim nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), dhe bashkërendim nga Komuna e Pejës ka filluar implementimin e projektit të pastrimit të kanalizimeve në rrugët kryesore të qytetit, me gjatësi totale prej 22 Kilometrash!Rrjedhën e zbatimit të punimeve e ka inspektuar dhe vizituar edhe Drejtori Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ing. Agron Tigani prej nga ka përcjellë së afërmi metodologjinë dhe praktikën e zhvillimit të punimeve.Ka marrë pjesë në inspektim të punimeve edhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.Ekipet e përbashkëta po sfidohen në mënyrë që tja dalin suksesshëm përfundimit të këtij projekti me rëndësi jetike dhe shumë dimensionale për qytetarin.Andaj, për të parandaluar bllokimet tjera, apelojmë dhe kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për të mos hedhur mbetjet urbane në kanalizim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/