Please enter at least 3 characters.

Pasi talli Griezmannin me festimin e golit, Ramos pëlqen një postim tallës në Instagram për Atleticon

2019/02/Sergio-Ramosi-e1549751247889.jpg
315:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 09: Sergio Ramos of Real Madrid celebrates after scoring his team's second goal from a penalty with Sergio Reguilon during the La Liga match between Club Atletico de Madrid and Real Madrid CF at Wanda Metropolitano on February 09, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi fitoi ndaj Atletico Madridit në Wanda Metropolitano me rezultat 1-3 në La Liga.

Golin e dytë në takim erdhi nga Sergio Ramos (42') nga pika e bardhë, ky ishte goli i gjashtë në kampionat për mbrojtësin.

Por, për 32-vjeçarin vazhdon të flitet edhe pas derbit kjo pasi ai te festa e golit bëri një imitim tallës për Antoine Griezmann.

Kjo nuk ishte e gjitha nga spanjolli, ai pas ndeshjesh ka pëlqyer në Instagram një fotografi ku shikohet ai duke ushqyer 'foshnjën Atletico' pas humbjes.

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Ndërsa në përshkrimin e imazhit shkruhej: "Vetëm merre L (L i referohet humbjes, por edhe festimit të Griezmann)''.

Ramos është një nga lojtarët më të urryer nga tifozët e Atleticos, por një nga më të dashurit për Los Blancos.

Përveç gashtë golave në La Liga këtë sezon mbrojtësi spanjoll ka shënuar edhe pesë gola tjerë në gara jashtë kampionatit. /Telegrafi/