Please enter at least 3 characters.

Pasi e kishte mbajtur të fshehtë sëmundjen, Nicholas Tucci humb luftën me kancerin

2020/03/nciholastucci.jpg

Aktori Nicholas Tucci ka vdekur në moshën 38 vjeçare, pasi e ka humbur luftën me kancerin.Lajmin e ka bërë të ditur babai i tij, Alexander, i cili ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se djali i tij i guximshëm kishte dashur t’i mbajë për vete problemet e tij shëndetësore, në mënyrë që të vazhdonte me punën. “Për miqtë e Nicholas Tuccit. Unë jam Alexander Tucci, babai i Nick. Të martën, më 3 mars, Nick vdiq në ‘Smiloë Cancer Hospital’ në NewHaven, Connecticut”.“Nick zgjodhi ta mbante private sëmundjen e tij, në mënyrë që të vazhdonte t’i ndiqte ëndrrat profesionale dhe artistike sa më gjatë që mundej”, ka shkruar babai i aktorit, ndërsa atë e kanë kujtuar shumë kolegë të tij.Nicholas Tucci ishte më së shumti i njohur për rolet e tij në serialit e Netflixit, “You're Next” dhe “Channel Zero”. /Telegrafi/