Please enter at least 3 characters.

Pasi dështoi me De Ligtun, Barcelona tenton transferimin e Lindelofit

2019/07/lindeloff.png

Barcelona është duke shpresuar që në këtë afat kalimtar ta transferojë një qendër mbrojtës për sezonin e ri.

Skuadra katalunase e kërkoi me shumë ngulm transferimin e Matthijs de Ligt nga Ajaxi, mirëpo lojtari ka vendosur të kalojë te Juventusi.

Blaugranasit ishin të bindur se do t’i merrnin shërbimet e 19-vjeçarit, mirëpo Zonja e Vjetër ka qenë më efektive në negociatat dhe ka arritur ta bind mbrojtësin që të kalojë në Allianz Stadium.

Vitor Lindelof vs Barcelona (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Por, Barcelona tani ka një alternativë tjetër për në qendër të mbrojtjes, pasi i do shërbimet e mbrojtësi të Manchester United, Victor Lindelof.

Mbrojtësi suedez nuk ka luajtur standard në sezonin që lamë pas, andaj kampioni i La Liga-së po shpreson që ta transferojë në këtë verë.

Djajtë e Kuq po e refuzojnë shitjen e tij, mirëpo thuhet se është dëshira e mbrojtësit që të transferohet në Camp Nou.

Liendelof u transferua te Manchester Unitedi në vitin 2017 nga Benfica për 35 milionë euro, e që ka treguar disa paraqitje të mira, duke zgjuar kështu interesimin e Barcelonës. /Telegrafi/