Pasardhësja e Skënderbeut: Përmes muzikës, promovoj Shqipërinë (Video)
Në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, pas vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot-Skënderbeut dhe pushtimit gradual të Shqipërisë nga Perandoria Osmane, një numër i madh popullatës u shpërngulën në Itali.
Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla zakonet e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në Mëmëdhe.
Pavarësisht se shumë shekuj kanë kaluar nga ajo kohë, pasardhësit Skënderbeut, vazhdon të mbajë një dashuri të madhe për prejardhjen e tyre.
Sophie Castriota, është 19 vjeçarja, që ka gjakun e Kastriotëve, duke qenë gjenerata e 14 e tyre. Familja e saj, në vitet e ’90, zhvendosen nga Italia për në Australi.
Ajo nisi të merret me violinën klasike kur ishte vetëm 4 vjeçare. Pasioni i saj për muzikën dhe krenaria që ndjen për prejardhjen e saj, ka bërë që edhe këngët që ajo i interpreton të jenë me motive kombëtare, raporton emisioni “Sot” në KTV.
Vite më parë, Sophie humbi babanë. Ai ishte duke punuar në një film që fliste pikërisht për historinë e Skënderbeut. Punët tashmë po i vazhdon nëna e Sophies dhe aktualisht filmi është në procesin e prezantimit nëpër studiot filmike.


