Pasagjeri var këmbët jashtë nga dritarja e veturës në autostradë - pamjet bëhen virale
Një shofer ka kapur momentin e çuditshëm kur një pasagjer nxori këmbët nga një veturë që udhëtonte në autostradën veriore të ngarkuar në Adelaide, Australi.
Pamjet tregojnë këmbët e personit të varura nga dritarja e pasme e veturës, përcjell Telegrafi.
Policia e Australisë Jugore po heton çështjen dhe tha në një deklaratë: “Policia aktualisht është në posedim të një videoje që tregon këmbët e një pasagjeri që dalin nga dritarja e një automjeti në lëvizje.”
“Një sjellje e tillë e pamatur është e papranueshme, duke paraqitur rreziqe të konsiderueshme jo vetëm për individin e përfshirë, por edhe për shoferët e tjerë”, shton deklarata.
"Pamjet e kamerave shpesh i dorëzohen policisë dhe shoferët duhet të jenë të vetëdijshëm se drejtimi i rrezikshëm i veturës regjistrohet shpesh në video, duke rritur shumë gjasat për t'u kapur." /Telegrafi/


