Please enter at least 3 characters.

Pas vrasjes së Khameneit, djali i tij vendoset në krye të Iranit

Djali i ish-udhëheqësit suprem të Iranit është emëruar si zëvendësues i tij, sipas mediave shtetërore iraniane.

Ajatollah Ali Khamenei u vra në sulmet e para SHBA-Izrael ndaj Iranit të shtunën.

Djali i tij, Mojtaba Khamenei, është një klerik 56-vjeçar i cili nuk ka mbajtur kurrë një post qeveritar.

Ai i mbijetoi sulmeve ushtarake ndaj Iranit dhe tani pritet ta udhëheq vendin.

Raportohet se udhëheqësi suprem i Iranit ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet shtetërore.

88 anëtarët e asamblesë kanë qenë duke vendosur se kush do ta marrë rolin pas vrasjes së Khameneit.

Ndryshe, sipas sistemit të Iranit, udhëheqësi suprem duhet të jetë një udhëheqës i lartë me autoritet politik dhe fetar. /Telegrafi/