Please enter at least 3 characters.

Pas votimit, Ramush Haradinaj e Besnik Tahiri shijojnë nga një kafe me bashkëshortet (Foto)

2017/06/ata.png

Kandidati për kryeministër të vendit nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita Muçaj - Haradinaj kanë përfunduar sot (e diele) procesin e votimit.

Njëlloj ka vepruar edhe kandidati tjetër për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri me bashkëshorten e tij.

Gjersa janë në pritje të rezultateve, dy çiftet duket se janë bërë bashkë për të shijuar një kafe në një nga lokalet e Prishtinës.

Ata duken të buzëqeshur, ndërsa vëmendjen më të madhe e rrëmbejnë bashkëshortet e tyre, të cilat ishin kujdesur që në këtë ditë të dukeshin sa më elegante. /Telegrafi/