Please enter at least 3 characters.

Pas triumfit spektakolar ndaj Llapit, Alban Hyseni tregon se deri kur qëndron në krye të Gjilanit

2018/04/alban-hyseni.jpg

Gjilani mori fitore spektakolare në udhëtim te Llapi në kuadër të javës së 34-të në BKT Superligën e Kosovës, me rezultat 4-2.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i gjilanasëve, Alban Hyseni, i cili tha se kishte shkuar për fitore në Podujevë.

“Fitore e rëndësishme, duke ditur që kishim kundërshtar Llapin që kërkon vendin e dytë. Nuk kemi ardhë për barazim, erdhëm për fitore”.

"Puna ime është e definuar unë jam trajner deri më 22 maj, besoj që ta dhashë përgjigjen“, deklaroi trajneri i Gjilanit për ART Sport.

Pas javës së 34, Gjilani gjendet në vendin e dytë me 62 pikë, ndërsa Llapi në të katërtin me 54 sosh. /Telegrafi/