Please enter at least 3 characters.

Pas temperaturave të larta Shkupi kaplohet nga rreshjet e fuqishme të shiut

2020/10/Moti-me-shi-shiu-ne-prishtine-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg

Pas temperaturave të larta në Maqedoni që sot arritën në pothuajse 40 gradë celsius, Shkupin e ka kapluar një shi i rrëmbyeshëm.

Rreshjet kanë filluar rreth orës 15:30 me një intenzitet shumë të lartë.

Një gjë e tillë pritet të shkaktoj shumë vështirësi në lagjet shqiptare, ku sistemi i kanalizimit të ujrave atmosferik është në gjendje të keqe.

Moti jostabil e ka përcjellë vendin në shumë ditë gjatë muajit të kaluar, ndërsa nga dita e djeshme meteorologët kanë parashikuar që muaji korrik do të jetë i nxehtë dhe me temperatura të larta.