Pas shpalljes së rezultateve të raundit të parë reagon Jashari: KQZ-ja, PZAP-ja dhe Gjykata Supreme heshtën para manipulimeve
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka akuzuar KQZ-në, PZAP-në dhe Gjykatën Supreme, se kanë heshtur para manipulimeve me vota, që sipas tij kanë ndodhur në këtë komunë në zgjedhjet e 17 tetorit.
Pas shpalljes së rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve lokale nga KQZ-ja, Jashari përmes një shënimi në Facebook thotë se blerja e votave, presioni politik mbi votuesit dhe manipulimi i zgjedhjeve përmes “trenit bullgare”, ishin evidente.
Postimi i plotëTë dashur qytetarë,Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve çertifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar komune me gjithë ato parregullësi e manipulime që kanë ndodhur në komunën tonë.KQZ-ja, PZAP-ja dhe Gjykata Supreme heshtën para manipulimeve, duke mos u marrë fare me pasojat e shkeljeve që edhe vet i kanë identifikuar.Blerja e votave, presioni i zyrtarëve të caktuar politik mbi votuesit dhe manipulimi i procesit zgjedhor përmes sistemit të "trenit bullgar" për këto institucione në fjalë ishte normale dhe ju e dini përse.Të dashur qytetarë,Garën për kryetar të Skenderajt nuk e kam parë asnjëherë si luftë për pushtet por si një mundësi më shumë për të vazhduar t'i shërbej vendit tim, ashtu siç i kam shërbyer këto 4 vite duke dhënë maksimumin tim në realizimin e qindra projekteve të cilat kanë përmirësuar jetën e qytetarëve të Skenderajt.Jam i lumtur që gjatë kësaj kohe realizuam një fushatë të pastër dhe shembull, duke kërkuar besimin qytetar me program zgjedhor, me projekte dhe plane konkrete, me prezantimin e qeverisjes sonë transparente 4 vjeçare dhe projektet e reformat e realizuara, duke i lënë kështu qytetarët të vendosin lirshëm, në menyrë demokratike.Vullneti i qytetarëve u deformua dhe manipulua pa kursyer asgjë, asnjë mjet jo ligjor dhe jo etik, vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e tyre.Pavarësisht presioneve, shantazheve, kërcënimeve e blerjes së votës ishin 9236 qytetarë (40% e atyre që kanë votuar me 17 tetor) të vendosur që qëndruan të pa lëkundur në rrugën e idealit tonë të përbashkët.Përkrahja e këtyre qytetarëve na mundësoi që në kuvendin komunal të Skenderajt të kemi 10 asambleistë të cilët do t'i përfaqësojnë denjësisht qytetarët dhe interesat e tyre të përgjithshme.Falënderime të përzemerta për të gjithë këta votues që na besuan e votuan me 17 tetor!Përkrahja e qytetarëve ishte dhe mbetet shumë më e madhe sesa rezultati i këtyre zgjedhjeve të manipuluara dhe pa legjitimitet.Të dashur qytetarë,Përkushtimi im maksimal për t'i shërbyer vendit tim dhe qytetarëve nuk do të ndalet asnjëherë, ai do të vazhdojë deri në frymen e fundit, në jetësim të idealit tonë shekullor dhe amanetit të dëshmorëve e martirëve të Lirisë.Përherë i juaji Bekim Hamëz Jashari!


