Pas SHBA’së, India më së shumti në Facebook
09/04/2014
India tani është tregu i dytë më i madh pas SHBA-ve. Mirëpo trendi i shpejtë i rritjes së përdoruesve, dhe shkalla e shpejtë e adoptimit të internetit në mobil dhe të dhënave e bën tregun e Indisë shumë interesant për Facebook.
Në Indi tani 84 për qind e përdoruesve e përdorin rrjetin social Facebook nga pajisjet e tyre mobile, ndërsa Facebook është duke krijuar marrëveshje me shumicën e operatorëve mobil për të mundësuar qasjen në Facebook pa pagesë, dhe nga secili lloj i telefonit mobil. / Telegrafi /


