Pas sfidës Atletico–Mallorca: Alvarez dhe Muriqi në qendër të vëmendjes
Në ndeshjen e zhvilluar dje në “Metropolitano”, Atletico Madrid dhe Mallorca u përballën në një ndeshje ku dy sulmuesit kryesorë, Julian Alvarez dhe Vedat Muriqi, shfaqën formë dhe statistika shumë të ndryshme.
Julian Alvarez vazhdon të ketë një sezon të vështirë.
Sulmuesi argjentinas ka shënuar vetëm shtatë gola në 20 ndeshje zyrtare deri tani, dhe nuk kishte gjetur rrugën e rrjetës që nga 1 nëntori, duke kaluar nëntë ndeshje pa gol.
Përveç golave, ai ka dhuruar edhe tre asistime, por bilanci i përgjithshëm mbetet nën pritshmëritë për një lojtar me vlerën e tij të tregut, 100 milionë euro.
Megjithatë, trajneri dhe bashkëlojtarët e mbajnë ende në qendër të projektit të skuadrës.
Në anën tjetër, Vedat Muriqi i Mallorcas vazhdon të impresionojë, sulmuesi kosovar ka shënuar 14 gola në 19 ndeshje.
Ai ka realizuar golat e tij kundër disa prej ekipeve më të forta të La Ligës, duke përfshirë një het-trik kundër Athletic Bilbaos.
Performanca e tij këtë sezon është një nga më të spikaturat në karrierën e tij.
Dje, ndeshja tregoi qartë diferencat e formës dhe rrethanat e lojtarëve: Alvarez përballet ende me një periudhë të vështirë, ndërsa Muriqi vazhdon të jetë një nga sulmuesit më të rrezikshëm të sezonit. /Telegrafi/


