Pas reshjeve të mëdha tuneli i Romës shndërrohet në një pishinë (Video)
11/09/2016
Ndeshja mes Romës dhe Sampdorias filloi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Tre gola në pjesën e parë dhe një lojë sulmuese nga të dy ekipet, ishte kulmi i kënaqësisë për tifozët.
Por, e gjitha kjo u ndal në përfundim të pjesës së parë pasi reshjet e mëdha e bënë të pamundur zhvillimin e takimit.
Ndeshja u ndal, por rifilloi pas rreth 30 minutash dhe me këtë rast faqja zyrtare e klubit italian ka shpërndarë një video ku shikohet se tuneli në stadiumin ‘Olimpico’ është shndërruar në një pishinë. /Telegrafi/


