Please enter at least 3 characters.

Pas pritjeve në kufirin Serbi-Hungari, bashkatdhetarët përballen me situatë të njëjtë edhe në Kroaci - 20 orë pritje për ta kaluar kufirin

2022/01/271609354_1671778499820854_6010630286193280176_n-e1641738629575.jpg

Pritjet e gjata në pikat kufitare për bashkatdhetarët tanë, duket se nuk do të marrin fund.

Pas pritjeve të gjata mbi 20 orë në kufirin Serbi-Hungari, për të cilat raportoi gjatë ditës Telegrafi, me një gjë të tillë po përballen edhe bashkatdhetarët në kufirin me Kroacinë.

Kështu ka bërë të ditur, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një postimi në Facebook.

Musliu ka thënë se 31 autobus nga Kosova që 20 orë janë duke pritur që të kalojnë kufirin kroat.

“Pas 9 orë pritje në Merdare, kompanitë e autobusëve nga Kosova, që bartin bashkatdhetarët tanë, këtë fundjavë po ballafaqohen edhe në Kroaci me pritje 20 orëshe. Kur do të marrin fund maltretimet e njerëzve tonë nëpër kufijtë ballkanik?”, ka shkruar Musliu.

Postimi i plotë:31 Autobus nga Kosova qe 20 orë po presin ta kalojnë kufirin kroat.Pas 9 ore pritje në Merdare, kompanitë e autobusëve nga Kosova, që bartin bashkatdhetarët tanë, këtë fundjavë po ballafaqohen edhe në Kroaci me pritje 20 orëshe. Kur do të marrin fund maltretimet e njerëzve tonë nëpër kufijtë ballkanik?A janë këto pritje normale apo thjeshtë trajtim çnjerëzor ndaj udhëtarëve dhe kompanive të autobusëve?A duhet të mbyllim sytë ndaj këtyre kushteve dhe pastaj të reagojmë kur ndodhin tragjeditë???Këta persona që maltretohen nëpër kufijtë e ish Jugosllavisë, janë të njëjtit që në kohë zgjedhjesh dhe në kohë krizash vërshohen me elozhe patetike.Qeveri, pyet njëherë ç ‘janë këto pritje? Pse qytetarët tanë po ballafaqohen me këto pritje kaq të gjata?A del Ambasada jonë në Kroaci ndonjëherë të shohë çfarë po ndodhë?Ku të ankohen këta njerëz dhe këto kompani?/Telegrafi/