Please enter at least 3 characters.

Pas paraqitjeve të dobëta, Pioli pritet ta lë në bankën rezervë Romagnolin në derbi ndaj Romës

2021/02/romagnoli-pioli.jpeg

Sipas raporteve të fundit, Milani do të heqë nga formacioni titullar kapitenin Alessio Romagnoli për përballjen e sotme (e diel) me Romën, duke favorizuar mbrojtësin e ri Fikayo Tomorin.

Milani dhe Roma do të ndeshen mes vete në derbin e vlefshëm për javën e 24-të në Serie A, ndeshje e cila pritet të zhvillohet nga ora 20:45 në Olimpico.

Dy humbjet e fundit në kampionat dhe lëshimi i pozitës së parë kanë bqë që trajneri Stefano Pioli të mendoj për ndryshime në formacionin titullar.

Sipas Sky Sport Italia, paraqitjet e dobëta kohëve të fundit të Romagnolit dhe barazimin e së enjtes 1-1 në Ligën e Evropës me Crvena Zvezdan e Beogradit do ta nxisin Pioli të marrë një vendim radikal.

Ai mund të dërgojë kapitenin Romagnoli në stol kundër ish-klubit të tij, pasi kishte dalë përmes akademisë Giallorossëve.

Në vend të kësaj, nënshkrimi i janarit nga Chelsea, Tomori, pritet të jetë në mbrojtjen qendrore së bashku me danezin Simon Kjaer. /Telegrafi/