Pas një viti, kthehet në skenë Avril Lavigne (Video)
Avril Lavigne është rikthyer në skenë për herë të parë pas një viti, për të kënduar në ceremoninë hapëse të “Special Olympics World Games” në Los Angeles, transmeton Koha.net.
Ylli i popit u paraqit në skenë me këngën e saj më të re “Fly” dhe më vonë përmes një postimi në “Instagram”, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit,duke thënë se ishte e nderuar që ishte pjesë e kësaj ceremonie festive, raporton “Fox News”.
“Kjo ishte një natë shumë e bukur. Urime për të gjithë atletët”, ka shkruar Lavigne në profilin e saj në “Instagram”.
Këngëtarja e hitit “Girlfriend” ka pasur probleme shëndetësore, pasi ishte e prekur nga sëmundja e quajtur “Lyme”, dhe pas paraqitjes së saj në skenë shfrytëzoi rastin që të falënderojë të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë sëmundjes së saj.
“Ka qenë një vit shumë i vështirë që të përballem me sëmundjen Lyme dhe tani jam shumë e lumtur që të rikthehem në skenë për herë të parë pas një viti. Faleminderit për mbështetjen”, është shprehur Lavigne. /Telegrafi/


