Please enter at least 3 characters.

Pas ministrit të Mbrojtjes, Zelensky pritet të shkarkojë edhe guvernatorin e rajonit të Donetskut

2023/09/1-1.jpeg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka filluar në masë të madhe të shkarkojë zyrtarë të lartë.

Rasti më i fundit është shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Oleksi Reznikov, pas skandalit me veshjet e ushtrisë ukrainase, në të cilat gjatë procesit të tenderimit ka pasur mashtrime, transmeton Telegrafi.

Tani Zelensky ka nënshkruar dekretin për shkarkimin e Pavlo Kyrylenkos, guvernatorit të rajonit të Donetskut në lindje të Ukrainës.

Kyrylenko mbajti postin e guvernatorit të Donetskut që nga korriku i vitit 2019.

E përfaqësuesi i qeverisë ukrainas Taras Melnychuk ka shkruar në Telegram, se kabineti i ministrave në Ukrainë ka aprovuar shkarkimin e Kyrylenkos. /Telegrafi/