Pas lindjes së djalit, Blero dhe Eronita nisin pushimet
Këngëtari i njohur, Blero dhe bashkëshortja e tij Eronita, po përjetojnë një periudhë shumë të veçantë në jetën e tyre, pas ardhjes në jetë të djalit të tyre.
Çifti së fundmi është bërë prindër për herë të parë, pasi djali i tyre lindi në Sarajevë, duke sjellë gëzim të madh në familje dhe një kapitull të ri në jetën e tyre.
Pas kësaj ngjarjeje të rëndësishme, ata kanë vendosur të marrin pak kohë për veten dhe të shijojnë ditët e para si prindër të rinj.
Nga kryeqyteti i Bosnjës, ku u bekuan me ardhjen në jetë të fëmijës, çifti ka udhëtuar drejt bregdetit për disa ditë relaksi.
Në një postim të ndarë në Instagram, Blero ka zbuluar se destinacioni i tyre i zgjedhur për këto pushime është Ulqini, ku po shijojnë atmosferën e qetë dhe pamjet karakteristike të qytetit bregdetar.
Ky udhëtim shënon një moment të veçantë për çiftin, pasi është pushimi i tyre i parë si familje dhe një mundësi për të krijuar kujtimet e para me të porsalindurin e tyre.
Nga ana tjetër, Blero këtë kohë ka qenë më i distancuar nga projektet muzikore. /Telegrafi/


