Please enter at least 3 characters.

Pas Konjos dhe Ninxhas, edhe një person tjetër dorëzohet për "të enjten e përgjakshme"

2017/05/Protesta-me-27-prill-brenda-ne-Kuvend.jpg

Mitre Petropovski, i kërkuar me një urdhër arresti ndërkombëtar për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvend, është dorëzuar vetë në burgun e Shutkës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për atë, si dhe për të tjerët, të cilët kanë qenë në arrati ose janë ende, gjyqtari në procedurën e kaluar ka marrë vendim për 30 ditë paraburgim. Petropovski vetëm se është brenda grilave në burg, konfirmojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Para dhjetë ditëve është vetë dorëzuar Aleksandar Vasilevski-Ninxha, ndërsa disa muaj para tij është dorëzuar edhe Nikolla Mitrevski-Konjo, të akuzuar për vepër penale.

Këtyre do t'u shtohen edhe 30-të të pandehur tjerë të akuzuar për ngjarjet në Kuvend me 27 prill të vitit të kaluar. Në mesin e të akuzuarve ka edhe pesë deputetë. 28 persona akuzohen për terrorizëm, ndërsa dy agjentët e DSK-së për marrjen e video inçizimeve në Kuvend, do të akuzohen për ndihmë në veprën penale. /Telegrafi/