Pas kafshimit të peshkaqenit, u dërgua në spital me kafshën e kapur për dore
16/05/2016
Një femër që është kafshuar nga peshkaqeni teksa po notonte në brigjet e Floridës së Shteteve të Bashkuara, është dërguar në spital me kafshën e kapur për pjesën e parakrahut.
Pas kafshimit, dhëmbët e peshkaqenit të gjatë mbi gjysmë metri, kanë mbetur në lëkurën e 23-vjeçares, në pamundësi të nxjerrën jashtë.
Megjithëse kafsha ka ngordhur, zjarrfikësit nuk kanë mundur ta largojnë nga femra e paemëruar, transmeton Telegrafi.
Mësohet se ajo është dërguar në spital, së bashku me gjallesën e detit, ku është kryer një intervenim i lehtë, për të ja hequr peshkaqenin e vogël. /Telegrafi/


