Pas humbjes shokuese nga Toulouse, Jurgen Klopp i shkoi afër gjyqtarit dhe i kërkoi t'ia shpjegonte përse u anulua goli i Quansah
Ndërsa Liverpooli kishte paraqitje të dobët kundër Toulouse, ata do të kishin marrë një pikë nëse nuk do të ishte për një ndërhyrje nga VAR.
The Reds pësuan disfatë 3-2 nga skuadra franceze në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.
Goli i Jarell Quansah në minutën e 98-të u anulua për shkak të lojës me dorë të Alexis Mac Allister në ndërtimin e aksionit.
I tillë ishte konfuzioni që as Jurgen Klopp nuk mund ta kuptonte se cila ishte arsyeja pas vendimit - megjithëse me sa duket ata kanë monitorë në stolin e trajnerëve.
Nisur nga shprehja e fytyrës së gjermanit teksa po kthehej, ai nuk mbeti i kënaqur me shpjegimin e gjyqtarit Georgi Kabakov.
Por, në fund të fundit Liverpooli nuk mund t'i shpëtonte humbjes, pasi aty tashmë kishte përfunduar gjithçka. /Telegrafi/


