Please enter at least 3 characters.

Pas dënimit të përjetshëm të kriminelit, Ratko Mlladiq, kërcënohet me vdekje ish-presidenti serb Boris Tadiq

2021/06/198547_boris-tadic-ratko-mladic_f.jpg

Kreu i Partisë Social Demokrate mori kërcënime në formën e mbishkrimeve në Beograd, por edhe në Banja Llukë.

Supozohet se kërcënimet kanë të bëjnë me vendimin e dhënë vetëm për kriminelin e luftës, Ratko Mlladiqin në Tribunalin e Hagës, ku u konfirmua dënimi i tij i përjetshëm.

Grafitet që ishin shkruar në muret në vendbanimet e Beogradit Dorcol dhe Vracar shkruanin, "Vdekje Boris Tadiqit", raporton nova.rs.

Në të njëjtën kohë, ngjitjet fyese u shfaqën në rrugët e Banja Llukës që shkruanin "Vdiq nënë".

Ndryshe, Gjenerali famëkeq i Ushtrisë së Republikës së Serbe, Mlladiq, pas 15 vitesh fshehje, u arrestua në maj të 2011 gjersa u dënua gjatë kësaj jave për gjenocidin në Bosnje-Hercegovinë. /Telegrafi/

https://twitter.com/mantanja/status/1402923202603532289