Please enter at least 3 characters.

Pas anulimit të Testit të Arritshmërisë, publikohen kriteret për regjistrimin e nxënësve në klasat e 10-ta

2020/06/mbajtja-e-testit-te-Arritshmerise-se-nxenesve-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg
14:"Ridvan Slivova

Në vazhdën e masave për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim që të anulohet Testi i Arritshmërisë për klasat e 9-ta për vitin shkollor 2019/2020.

Vendimi është marrë pas situatës së krijuar me shtimin e rasteve të të infektuarve dhe në përputhje me rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe Qeverisë së Kosovës për respektimin e masave mbrojtëse.

Për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të për vitin shkollor 2020/2021, MASh ka përcaktuar kushtet, kriteret dhe afatet.

Më poshtë gjeni vendimin e MASH dhe kriteret: