Pas Abdixhikut, Kurti takohet me deputetët e komuniteteve
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim edhe me deputetët e komuniteteve jo-shumicë.
Në një fotografi të publikuar nga Emilia Rexhepi, shihet se në takim kanë marrë pjesë pjesa dërrmuese e deputetëve të komuniteteve. Në fotografi nuk shihen deputetja, Duda Balje, dhe deputeti Adem Hoxha.
Rexhepi, e cila ka marrë pjesë në takim, e ka shoqëruar publikimin me një mesazh të shkurtër: “Ecim tutje”.
Takimi i Kurtit me deputetët e komuniteteve vjen pas takimit të tij me Abdixhikun, i cili deklaroi se aktualisht nuk ka numra të mjaftueshëm për zgjedhjen e presidentit.
LVV dhe LDK kanë arritur më herët marrëveshje për të mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, por gjashtë deputetë të LDK-së nuk e kanë mbështetur atë në procesin e votimit, duke e lënë sërish të paqartë përfundimin e procesit./Telegrafi/


