Please enter at least 3 characters.

Parodistët e Vlorës sjellin “Në të s’ëmës 2020” - parodi kushtuar vitit pandemik

2020/12/8BC3EC8C-0C0B-40B4-AEB7-81F4F9EEB5F4.jpeg

Parodistët e Vlorës kanë prezantuar së fundmi për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

”Në të s’ëmës 2020”, mban titullin parodia e tyre më e re, e cila vjen me interpretimin e artistëve të grupit, shoqëruar në kitarë.

Kjo parodi i dedikohet vështirëve të vitit 2020,  të shkaktuara nga pandemia globale COVID-19.

Muzika dhe teksti i parodisë janë realizuar nga vet Parodistët e Vlorës, gjersa klipi është realizuar nga Paskal Selenica.

Videoja përmbyllet me një mesazh morivues “Ruaje distancën”, të vendosura në karriger e Teatrit të Vlorës.

Parodistët e Vlorës përndryshe janë të njohur për paroditë e tyre interesante dhe satirike, që janë pritur gjithmonë mirë nga publiku shqiptar. /Telegrafi/